PortoSEF · Fiskalizimi (SEF)

PortoSEF: kuponi fiskal, direkt nga Portofoli.

Sistemi Elektronik i Fiskalizimit (SEF) i ATK-së kërkon që çdo shitje te konsumatori i fundit të ketë kupon të nënshkruar e të raportuar në kohë reale. Portofoli e bën këtë vetë, nga kasa, nga lokali dhe nga fatura, pa arkë fiskale.

Si funksionon

Kupon fiskal, pa arkë fiskale.

Çdo shitje te konsumatori i fundit merr kupon të nënshkruar dhe raportohet në ATK në çast, siç e kërkon UA (MF) 01/2026. Nga kasa, nga lokali ose nga fatura.

  1. Regjistro pikën e shitjesMe NUI-në dhe numrin e fiskalizimit nga EDI. Çelësi krijohet në serverin tonë dhe nuk del kurrë prej tij; ATK e nënshkruan certifikatën.
  2. Shit si zakonishtKuponi nënshkruhet dhe dërgohet në ATK në çast; ATK kthen numrin e transaksionit.
  3. QR për qytetarinNë kupon shtypet kodi QR që qytetari e skanon me aplikacionin e ATK-së, dhe numri i verifikimit (NUIKF).
  4. Anulim dhe kthimKuponi i anulimit dhe i kthimit i referohen kuponit origjinal, sipas protokollit të ATK-së.
Pa internet? Kuponi ruhet me kodin QR dhe ridërgohet në ATK me një klik sapo kthehet lidhja.
Testuar me shërbimin e testit të ATK-së · certifikimi i SEF-it nga ATK në proces

Çka të duhet

Tri gjëra, dhe kasa është gati.

NUI-ja e biznesit

Numri Unik Identifikues nga certifikata e ARBK-së. E shkruan te të dhënat e kompanisë në Portofol.

Numri i fiskalizimit

Nga EDI e ATK-së: Fiskalizimi → Kërkesë për fiskalizim. Një numër për pikën e shitjes.

Një printer kuponash

Çdo printer termik 80 mm ose printeri i zyrës. Pajisja fiskale nuk nevojitet.

Pyetje

Për fiskalizimin.

Kush duhet të lëshojë kupon fiskal?

Bizneset që shesin te konsumatori i fundit: dyqanet, marketet, lokalet, restorantet, shërbimet. Sipas UA (MF) 01/2026 çdo shitje e tillë merr kupon fiskal të raportuar në ATK.

A më duhet arkë fiskale?

Jo. Kuponi lëshohet nga aplikacioni dhe nënshkruhet me certifikatën që ATK ia jep pikës së shitjes. Për ta printuar mjafton një printer termik 80 mm ose printeri i zakonshëm.

Ku ruhet çelësi i nënshkrimit?

Çelësi krijohet në serverin e Portofol-it gjatë regjistrimit dhe ruhet i enkriptuar; nuk shkarkohet dhe nuk del kurrë nga serveri. ATK nënshkruan vetëm certifikatën.

Çka ndodh kur nuk ka internet?

Shitja ruhet dhe kuponi mbetet me kodin QR, i shënuar si i padërguar. Kur kthehet lidhja e ridërgon në ATK me një klik.

Si bëhen kthimet dhe anulimet?

Kuponi i sotëm anulohet me kupon anulimi; artikujt e kthyer më vonë marrin kupon kthimi. Të dy i referohen kuponit origjinal, malli kthehet në stok dhe librat përditësohen vetë.

A është Portofoli i certifikuar nga ATK?

Integrimi është testuar me shërbimin e testit të ATK-së: regjistrimi i pikës, shitja, kodi QR, kthimi dhe anulimi. Certifikimi i SEF-it nga ATK është në proces; deri atëherë përdoret ambienti i testit.

Shitje me kupon, që sot.

Regjistro pikën e shitjes në pak minuta, pastaj shit si zakonisht.