Rent-a-car

Vetura jashtë me kontratë, brenda me kupon fiskal

Kalendari tregon cilat vetura janë të lira, të rezervuara, jashtë ose me vonesë. Dorëzimi printon kontratën me gjithë elementet e nenit 5 të UA 11/2023; kthimi llogarit shtesat, merr pagesën dhe lëshon kuponin fiskal.

Një ditë pune

Kështu kalon dita me Portofol.

  1. Mëngjes

    Kalendari i flotës

    Çdo veturë në rreshtin e vet, çdo ditë në kolonë: rezervime, jashtë, vonesa, servis. Kliko një ditë të lirë dhe rezervimi hapet gati.

  2. Gjatë ditës

    Kontrata me një prekje

    Palët, targat dhe VIN-i, km, karburanti, gjendja, periudha, çmimi, depozita, kufizimet: gjithçka që kërkon UA 11/2023, si PDF në vend.

  3. Pasdite

    Kthimi lëshon kuponin fiskal

    Km dhe karburanti në kthim, shtesat (karburant, dëme, vonesë), pagesa kesh ose kartelë, kuponi fiskal me QR te ATK.

  4. Fundi i muajit

    Çdo veturë është aset

    Kosto, vlera kontabël, zhvlerësimi 20 % në vit sipas Ligjit 06/L-105, shitja me faturë dhe arkivi me historinë e fitimit.

Si fillon, në tre hapa

  1. Fut flotënTargat, VIN-i, klasa, çmimi ditor, zbritjet javore dhe mujore, shtesat (GPS, ulëse fëmije, kasko).
  2. Rezervo dhe dorëzoRezervimi nga telefoni, dorëzimi me km dhe karburant, kontrata e printuar dhe e nënshkruar në vend.
  3. Kthe dhe fiskalizoShtesat, pagesa, kuponi fiskal; libri i kontratave me kohën e dorëzimit dhe të kthimit, siç e kërkon neni 4.

Provo me biznesin tënd, sot.

Hapet në shfletues, pa instalim. Nëse do, e vendosim bashkë nga larg në 15 minuta.