Ndërtimi dhe instalimet
Situacionet, blerjet dhe pagat e ndërtimit, në një libër
Situacioni i punëve të kryera bëhet faturë me TVSH, faturat e materialit hyjnë nga PDF, pagat e punëtorëve llogariten me Trust dhe tatim, dhe makineritë zhvlerësohen vetë. Kontabilisti sheh gjithçka në çast.
Një ditë pune
Kështu kalon dita me Portofol.
- Mëngjes
Situacionet si fatura me faza
Çdo projekt ka kontratën dhe situacionet e veta; secila bëhet faturë me TVSH ose ngarkesë të kundërt, dhe sheh sa mbeti për t’u faturuar.
- Gjatë ditës
Faturat e materialit nga PDF
Ngarko faturën e furnitorit, rreshtat lexohen, TVSH-ja e zbritshme ndahet sipas normës; libri i blerjes mbushet vetë.
- Pasdite
Pagat me Trust dhe tatim
Punëtorët me kontratë, orët shtesë, Trusti 5 % + 5 %, shkallët e tatimit, WM-ja deri më 15: gjithçka e llogaritur dhe e gatshme.
- Fundi i muajit
Makineritë si asete
Ekskavatori, kamioni, skelet: kosto, zhvlerësimi sipas Ligjit 06/L-105, vlera kontabël, shitja me faturë.
Si fillon, në tre hapa
- Hap projektinKlienti, kontrata, vlera; situacionet shtohen si faza me përqindje ose shumë.
- Blerjet nga PDF, pagat nga listaFaturat e furnitorëve ngarkohen, punëtorët futen një herë me pagën bruto.
- Deklarimet dalin vetëTV, WM, QL dhe librat e ATK-së nga të dhënat; afatet të njoftohen me email.
Provo me biznesin tënd, sot.
Hapet në shfletues, pa instalim. Nëse do, e vendosim bashkë nga larg në 15 minuta.