Zyra kontabiliteti

Tridhjetë klientë, një panel, zero import

Çdo klient me gjendjen e vet të muajit, deklarimet në shumicë, librat e ATK-së në Excel-in e EDI-së dhe afatet që vijnë me email para kohe. Klientët me arkë Portofol shkruajnë direkt në librat që i mban ti.

Një ditë pune

Kështu kalon dita me Portofol.

  1. Mëngjes

    Paneli i zyrës

    Çdo klient me gjendjen: për procesim, në rishikim, gati, dorëzuar. Ecuria e mbylljes së muajit në përqindje, veprimet e shpejta në krye.

  2. Gjatë ditës

    Deklarimet në shumicë

    Zgjedh WM, WR, TV, IL, QL ose CD, muajin dhe klientët; formularët mbushen nga të dhënat, shkarkohen si Excel dhe shënohen si të dorëzuara.

  3. Pasdite

    Librat ATK në Excel-in e EDI-së

    Libri i shitjes dhe i blerjes me kodet e NUI-së dhe ndarjen sipas normës, për çdo klient dhe muaj; ngarkohen në EDI siç janë.

  4. Fundi i muajit

    Klientët me arkë shkruajnë vetë

    Dyqani, lokali ose agjenti i klientit përdor Portofol-in: çdo kupon dhe faturë është në librat e tu në çast, pa import.

Si fillon, në tre hapa

  1. Krijo zyrën dhe klientëtImporto listën e klientëve nga Excel (emri, NUI, regjimi, TVSH); dy kompanitë e para falas, pa afat.
  2. Mbyll muajin klient pas klientiFaturat nga PDF, banka nga ekstrakti, pagat nga lista; kontrollet e ligjit të tregojnë çka mungon.
  3. Deklaro dhe dorëzoDeklarimet dhe librat në shumicë, afatet me email; klienti sheh vetëm biznesin e vet.

Provo me biznesin tënd, sot.

Hapet në shfletues, pa instalim. Nëse do, e vendosim bashkë nga larg në 15 minuta.