Program kontabiliteti · Kosovë
Puna e biznesit tënd, në rregull çdo ditë.
Kuponi fiskal nga telefoni, faturat me TVSH, stoku, pagat dhe deklarimet e ATK-së dalin nga të njëjtat libra. Ti punon, Portofol i mban llogaritë; kontabilisti yt sheh të njëjtën gjë, pa i dërguar asgjë.
Program për Windows dhe Mac · aplikacionet për telefon së shpejti · shkarko
- 1 · Apliko me NUIDy minuta: emri nga ARBK, çka do të përdorësh, certifikata nëse e ke.
- 2 · Ne e hapim kompaninëE kontrollojmë dhe e hapim brenda ditës. Të shkruajmë me email.
- 3 · Punon 30 ditë falasGjithçka e hapur, pa kartelë. Pastaj një licencë në vit për atë që përdor.
Një ditë e zakonshme
Shet. Blen. Paguan. Deklaron.
Katër gjëra bën çdo biznes. Portofol i mban të lidhura, kështu që asgjë nuk shkruhet dy herë. Kliko secilën dhe shiko ekranin e vërtetë.
Shitja te konsumatori lëshon kuponin fiskal nga telefoni ose tableti; shitja te një biznes lëshon faturën me TVSH. Të dyja zbresin stokun dhe hyjnë në librin e shitjes në çast.
Kush je ti?
Gjej punën tënde.
Librat janë të njëjtat për të gjithë. Ndryshon çka ka para tyre: banaku, tavolinat, terreni, terminet, veturat. Zgjedh atë që të përshtatet dhe e ndez te aplikimi.
Në çdo pajisje
Windows dhe Mac tani. Telefoni së shpejti.
Programi për kompjuter instalohet si çdo program tjetër. Për telefon dhe tablet vijnë aplikacionet PORTOFOL dhe PortoSEF në App Store dhe Google Play. Të dhënat janë të njëjta kudo.
Fiskalizimi dhe ligji
Ku jemi me ATK-në, pa zbukurime.
Portofol është në proces të certifikimit si Sistem Elektronik Fiskal. Integrimi ka kaluar testet e ambientit të testit të ATK-së: regjistrimi i pikës, shitja, kodi QR, anulimi, kthimi dhe puna pa internet. Sapo të marrim certifikatën, e shkruajmë këtu me numrin e saj.
Si funksionon fiskalizimi te ne →- Kuponi nënshkruhet në pajisjeme çelësin e arkës, sipas UA 01/2026
- Pa internet shitja vazhdonkuponi ruhet dhe fiskalizohet brenda 48 orëve
- Ligjet brenda programitTVSH 18/8 %, pragu 30.000 €, shkallët e pagave, afatet
- Të dhënat në BEkopje rezervë çdo ditë, llogaria vetëm e jotja
Çmimi
Një shifër në vit, për atë që përdor.
Pa pako të fshehura. Çdo program ka çmimin e vet; i merr vetëm ata që të duhen dhe i paguan një herë në vit.
- PortoSEF vetëm kuponi fiskal
- 100 €
- Portofol Shitja dyqane, markete
- 240 €300 € me librat e TVSH-së
- Portofol Lokali kafene, restorante
- 360 €
- PortoKlinik klinika, ordinanca
- 360 €
- Portofol Rent rent-a-car
- 300 €
- Portofol Agjenti për çdo agjent
- 240 €
- Portofol Kontabiliteti zyrat, 2 kompani falas
- 4 €për kompani, në muaj
Çmimet pa TVSH, për 12 muaj. Çdo arkë shtesë +60 € në vit. Llogarit çmimin tënd →
Pyetje
Para se të aplikosh.
Pse duhet të aplikoj, në vend që ta hap vetë?
Çdo kompani në Portofol lëshon dokumente me vlerë ligjore: fatura dhe kuponë fiskalë. Një kontroll i shkurtër i të dhënave të ARBK-së e mban platformën të pastër për të gjithë. Zakonisht e hapim brenda ditës dhe të shkruajmë me email.
A është Portofoli i certifikuar nga ATK për SEF?
Ende jo, dhe nuk e themi ndryshe. Integrimi ka kaluar testet e ambientit të testit të ATK-së. Aplikimi për certifikim është dorëzuar; sapo të marrim certifikatën, e shkruajmë këtu me numrin e saj.
A më duhet arkë fiskale ose ndonjë pajisje speciale?
Jo. Mjafton një tablet, telefon ose kompjuter me shfletues dhe një printer termik 80 mm. Kuponi nënshkruhet në pajisje dhe dërgohet te ATK.
Çka ndodh kur bie interneti?
Shitja vazhdon. Kuponi printohet me shenjën OFFLINE dhe kodin QR, ruhet në pajisje dhe fiskalizohet vetë sapo kthehet lidhja, brenda 48 orëve që lejon UA 01/2026.
Kam kontabilist. Çka ndryshon për të?
Ai hyn në të njëjtën kompani me llogarinë e vet dhe sheh librat ashtu siç i ke ti: shitjet, blerjet, bankën, pagat. Deklarimet dhe librat e ATK-së i merr gati nga aty. Asnjë USB, asnjë Excel me email.
Si funksionon licenca?
30 ditë provë me gjithçka. Pastaj blen një licencë vjetore për programin që përdor dhe e fut kodin te Cilësimet → Licencat. 14 ditë para skadimit të kujtojmë. Të gjitha hollësitë →
Ku ruhen të dhënat?
Në Bashkimin Evropian, me kopje rezervë ditore. Çdo kompani i takon vetëm llogarisë që e hapi; fshirja e llogarisë fshin gjithçka.
Apliko sot, puno nesër.
Dy minuta me NUI-n e biznesit. Ne e hapim kompaninë dhe të shkruajmë sapo të jetë gati.
