Portofol Kontabiliteti

Kontabiliteti i plotë,
me ligjin e Kosovës brenda.

Për zyrat e kontabilitetit dhe bizneset që i mbajnë librat vetë. Deklarimet dhe librat e ATK-së për çdo klient me një veprim, fatura që lexohen nga PDF, pagat, TVSH-ja dhe pasqyrat financiare.

  • Falas për dy kompani
  • Pa instalim
  • Librat në Excel të ATK-së
app.portofol.app
app.portofol.app
Paneli i zyrës me ecurinë e mbylljes së muajit

Çka përmban

Gjithçka që i duhet zyrës.

Deklarimet e ATK-sëWM, WR, TV, IL, QL, CD dhe PD për çdo klient, me kutitë e parazgjedhura dhe historikun.
Librat e shitjes dhe blerjesNë template-in e ATK-së, gati për EDI, për të gjithë klientët me një veprim.
Faturat dhe pro-faturatMe logo, vulë dhe nënshkrim; dërgohen me email ose WhatsApp.
Blerjet nga PDFNgarko faturën e furnitorit dhe fushat mbushen vetë.
Banka dhe arkaImport ekstraktesh, lidhja me faturat, paralajmërim për cash mbi 500 €.
PagatTrusti, tatimi në paga, paga minimale sipas datës, lista nga Excel.
Qiraja dhe asetetTatimi 9 % në qira; zhvlerësimi mujor sipas normave të ligjit.
Ditari dhe TVSH-jaÇdo dokument regjistrohet vetë; TVSH-ja e muajit del gati.
Pasqyrat financiareBilanci, të ardhurat, rrjedha e parasë, kapitali; krahasim dhe eksport në PDF dhe Excel.
Afatet dhe kontrolletKalendari i ATK-së dhe vërejtjet ligjore me nenin përkatës.
KontabilistiLëshon fatura, prodhon librat dhe përgjigjet nga ligji i Kosovës.
Qasja e pronaritPronari i biznesit hyn dhe sheh vetëm biznesin e vet.

Fatura me pamjen e letrës

Shkruan faturën dhe sheh menjëherë si do të duket: logoja, vula, nënshkrimi dhe TVSH-ja sipas normës.

Fatura me pamjen e letrës

TVSH-ja e muajit, pa import

Librat e shitjes dhe blerjes mbushen nga faturat dhe kuponat; deklarata del gati për t'u bartur në EDI.

TVSH-ja e muajit, pa import

Fillo sot, pa instalim.

Na shkruaj për demonstrim, ose hape direkt dhe provoje.