Industritë

Për çdo lloj biznesi në Kosovë.

Arka, librat dhe kuponi fiskal janë të njëjtat; ndryshon çka ka rreth tyre: barkodi dhe peshorja, tavolinat, terminet, kontrata e qirasë. Gjej punën tënde dhe shiko si funksionon.

E përbashkëta

Çka merr çdo industri.

Kupon fiskal sipas ATK-së

I nënshkruar, me QR dhe NUIKF, i raportuar në kohë reale; anulimi dhe kthimi sipas protokollit.

Punon pa internet

Shitja vazhdon; kuponi ruhet me shenjën OFFLINE dhe fiskalizohet vetë brenda 48 orëve.

Librat te kontabilisti

Çdo kupon dhe faturë është në ditar në çast; librat e TVSH-së në Excel-in e EDI-së.

Pa instalim, pa teknik

Hapet në shfletues, vendoset si aplikacion, përditësohet vetë. Shqip, serbisht, anglisht.

Nuk e gjen industrinë tënde?

Na shkruaj se çka bën biznesi; të themi për 15 minuta cila pako i përshtatet.