Markete dhe minimarkete
Fiskalizim i thjeshtë për markete, me stok që mbahet vetë
Skanon barkodin, kuponi fiskal del me kodin QR të ATK-së, stoku zbritet dhe fatura e furnitorit hyn nga PDF pa shkruar asgjë. Në banak punon tableti ose kompjuteri që ke.
Një ditë pune
Kështu kalon dita me Portofol.
- Mëngjes
Skaner barkodi dhe etiketa peshoreje
Skano EAN-in ose etiketën e peshores (kodi 2x me peshën brenda); artikulli, sasia dhe çmimi hyjnë vetë në kupon.
- Gjatë ditës
Stoku zbritet me çdo kupon
Çdo shitje zbret nga stoku në çast; artikujt nën minimumin dalin në listën e porosisë së nesërme te furnitori.
- Pasdite
Fatura e furnitorit nga PDF
Ngarko faturën e furnitorit, rreshtat lexohen dhe malli hyn në stok me çmimin e ri të blerjes dhe TVSH-në e zbritshme.
- Fundi i muajit
Librat e TVSH-së gati për EDI
Libri i shitjes nga kuponët dhe libri i blerjes nga faturat, në Excel-in e ATK-së, për çdo muaj, pa import.
Si fillon, në tre hapa
- Ngarko artikujtNga Excel-i i furnitorit ose nga lista që ke: barkodi, emri, çmimi, norma e TVSH-së, grupi me ngjyrë për banakun.
- Lidh skanerin dhe printerinSkaneri USB ose Bluetooth punon si tastierë; printeri termik 80 mm printon kuponin me QR. Pa driver, pa teknik.
- Shit dhe mbyll ditënKuponi fiskalizohet te ATK me çdo shitje; në mbrëmje raporti i ditës tregon keshin, kartelat dhe arkëtarët.
Provo me biznesin tënd, sot.
Hapet në shfletues, pa instalim. Nëse do, e vendosim bashkë nga larg në 15 minuta.