Pyetje
Pyetje të shpeshta
A është sipas ligjeve të Kosovës?
Po. TVSH 18 % dhe 8 %, pragu i regjistrimit 30.000 €, tatimi në fitim 10 %, Trusti 5 % + 5 %, shkallët e tatimit në paga (0 % deri 80 €, 4 % deri 250 €, 8 % deri 450 €, 10 % mbi), afatet TV deri më 20, WM deri më 15, QL/IL deri më 15 pas tremujorit, CD/PD deri më 31 mars.
Çka është Kontabilisti (asistenti) dhe a i sheh të dhënat e mia?
Një asistent brenda aplikacionit: i shkruan „krijo një faturë për X, 500 euro me TVSH" ose „prodho librat e shtatorit" dhe ai e bën veprimin në aplikacion, ose e pyet për ligjin dhe të përgjigjet me nenin. Nuk ka qasje në bazën e të dhënave: çdo veprim kryhet nga aplikacioni me llogarinë tënde dhe asistenti sheh vetëm rezultatin e atij veprimi. Dokumentet dhe bisedat nuk përdoren për trajnim modelesh. Përgjigjet vetëm për kontabilitet dhe tatime në Kosovë. Asistenti është vetëm për llogaritë me licencë të paguar, me një numër mesazhesh në muaj sipas planit.
Si llogariten pagat?
Nga bruto zbritet kontributi i punëtorit 5 %, mbi pjesën e mbetur aplikohen shkallët e tatimit, del neto. Punëdhënësi shton 5 % të vetin. Listat e pagave regjistrohen në ditar si shpenzim pagash, kontribute dhe tatim për pagesë.
Çka përmban fatura PDF?
Numër rendor, datë, NUI dhe numër TVSH-je të lëshuesit dhe të blerësit, rreshtat me sasi, çmim dhe normë, TVSH për çdo normë, totalin dhe të dhënat bankare.
A duhet t'i shkruaj faturat e blerjes me dorë?
Jo. Te blerja e re shtyp „Plotëso nga PDF" dhe ngarko faturën e furnitorit, edhe të skanuar. Programi e lexon dokumentin dhe mbush furnitorin (e gjen ose e krijon), numrin e faturës, datën, afatin, rreshtat me sasi, çmim dhe normë TVSH-je. Para se të ruhet, sheh një përmbledhje dhe e krahason me dokumentin; nëse rreshtat nuk përputhen me totalin, të paralajmëron. Funksionon edhe për faturat e shitjes që i ke lëshuar diku tjetër. Çdo pako ka një numër leximesh në muaj (20 falas, 1.000 Pro, 3.000 Zyrë e madhe). Dokumenti përpunohet vetëm për lexim dhe nuk përdoret për trajnim modelesh.
Si i dorëzoj librat e blerjes dhe të shitjes në EDI?
Te TVSH-ja zgjedh muajin dhe shtyp „Excel për EDI (ATK)" te libri i shitjes dhe te libri i blerjes. Skedari del në template-in zyrtar të ATK-së (mostra e EDI-së): rreshtat e kokës, numrat e kutive, kodet e NUI-së (1 pazari ditor, 2 shërbime jashtë, 3 eksporte, 6 ngarkesë e kundërt, 8 importe, 11 shërbime nga jashtë), ndarja sipas normës 18 % / 8 %, investimeve dhe importeve. E ngarkon në EDI ashtu siç është. Kompanitë pa TVSH i marrin librat tremujorë në formatin e shkurtër.
A i bën pasqyrat financiare sipas SNRF?
Po. Te Raportet zgjedh periudhën, edhe dy data të lira, dhe merr pasqyrën e të ardhurave, pasqyrën e pozicionit financiar dhe rrjedhën e parasë në formatin e Standardit të Kontabilitetit të Kosovës dhe SNRF për NVM, me kolonën krahasuese të periudhës paraprake. Skeda ATK · CD jep të hyrat bruto, shpenzimet e zbritshme, fitimin, tatimin 10 %, paradhëniet e paguara dhe shumën për pagesë, në rendin e formularit. Gjithçka shkarkohet si Excel.
A më njofton për afatet?
Po. Paneli dhe kalendari tregojnë afatet e çdo kompanie. Me email merr një përmbledhje disa ditë para afatit dhe në ditën e afatit, për të gjitha kompanitë e zyrës; ditët i cakton te Cilësimet.
A më tregon kur bëj gabim?
Po, me rregulla të ligjit që kontrollohen në çdo ndryshim: TVSH pa regjistrim, pragu 30.000 €, faturë pa NUI, TVSH e zbritshme pa numër TVSH-je, ngarkesa e kundërt, paga minimale, qiraja pa tatim në burim, fatura të dyfishuara, numërimi, regjistrimet e pabalancuara. Çdo vërejtje citon nenin.
Si e regjistroj qiranë?
Te moduli Qiraja shton kontratën: qiradhënësin, lokalin, shumën mujore, datat. Për qiradhënës person fizik aplikacioni mban 9 % tatim në burim: çdo muaj regjistron shpenzimin, detyrimin ndaj ATK-së dhe shumën neto për qiradhënësin, dhe të jep totalet për formularin WR deri më 15.
A mund të punojnë disa kontabilistë në të njëjtën zyrë?
Po, nga plani Pro. Të gjithë shohin të njëjtat kompani dhe libra, në kohë reale.
Ku ruhen të dhënat?
Në BE. Çdo kompani i takon vetëm zyrës që e krijoi. Fshirja e llogarisë fshin gjithçka.