Shkarko
Portofol në kompjuter, tani. Në telefon, së shpejti.
Për Windows dhe Mac shkarkon programin dhe e instalon si çdo program tjetër. Për iPhone, iPad dhe Android vijnë dy aplikacione në dyqanet zyrtare: PORTOFOL dhe PortoSEF.
- Pa vizitë tekniku
- Instalues për Windows dhe Mac
- Të njëjtat të dhëna kudo
- 15 minuta nga fillimi te kuponi i parë
Shkarko
Portofol si program në kompjuter.
Instalohet si çdo program tjetër: shkarko, hap, tërhiq në Applications ose kliko Next. Hapet në dritare të vet, me ikonë në Dock ose Start.
Në Mac, nëse herën e parë del "Portofol Not Opened": kliko Done, hap System Settings → Privacy & Security, lëviz poshtë dhe kliko Open Anyway. Pastaj hapet normalisht. Në Windows, nëse del "Windows protected your PC": More info → Run anyway.
Telefon dhe tablet
Së shpejti në App Store dhe Google Play.
Dy aplikacione të vërteta, nga dyqanet zyrtare: shkarko, hap, kyçu.
Do të të njoftojmë sapo të dalin. Deri atëherë punon nga kompjuteri, me programin për Windows ose Mac më sipër. Më njofto →
Çka të duhet
Tri gjëra, që zakonisht i ke.
Një pajisje me shfletues
Tablet (Android ose iPad), telefon ose kompjuter (Windows, Mac). Edhe tableti i vjetër i shtëpisë mjafton për arkën; kuzhina mund të marrë një tablet të dytë për ekranin e porosive.
Internet
Wi-Fi ose të dhëna mobile. Kur bie, shitja vazhdon dhe kuponët fiskalizohen vetë sapo kthehet lidhja, brenda 48 orëve që lejon ligji.
Një printer termik 80 mm
Çdo printer termik i zakonshëm, USB, Bluetooth ose Wi-Fi. Nuk duhet arkë fiskale. Të provuar nga ne:
- Epson TM-T20
- Xprinter XP-80
- Rongta RP80
- Printerët 58 mm për sallone
Printimi bëhet nga dialogu i shfletuesit: zgjedh printerin, letra 80 mm, pa margjina. Pa driver special, pa program shtesë. Kuponi del sipas formatit të specifikimit teknik të ATK-së.
Oferta
Instalimi nga larg në 15 minuta.
Nëse nuk do ta bësh vetë, caktojmë një thirrje: ndajmë ekranin, vendosim aplikacionin në pajisjen tënde, lidhim printerin, ngarkojmë artikujt nga Excel-i yt dhe lëshojmë kuponin e parë bashkë. Falas gjatë provës.
Pyetje
Për instalimin.
A ka aplikacion në Play Store ose App Store?
Portofol vendoset nga shfletuesi si aplikacion (PWA), pa dyqan: kështu përditësohet vetë dhe punon njësoj në Android, iPhone, Windows dhe Mac. Nuk ka asgjë për të shkarkuar.
Si vijnë përditësimet?
Vetë, në sfond. Hap aplikacionin dhe ke versionin e fundit; ndryshimet ligjore (norma, formularë, afate) hyjnë në fuqi pa bërë asgjë.
A mund ta kem të njëjtën arkë në dy pajisje?
Po, në të njëjtën pikë shitjeje: p.sh. tableti në banak dhe telefoni i pronarit. Dy banakë me dy printerë janë dy arka (SEF), secila e regjistruar te ATK.
Printeri im i vjetër punon?
Nëse printon nga kompjuteri ose telefoni si printer i zakonshëm, po. Printerët e arkave fiskale të vjetra (me memorie fiskale) zakonisht nuk punojnë si printer i thjeshtë.
Çka duhet për regjistrimin e arkës te ATK?
NUI-ja e biznesit dhe numri i fiskalizimit nga EDI (Fiskalizimi → Kërkesë për fiskalizim). I shkruan te Cilësimet → Fiskalizimi dhe aplikacioni kryen regjistrimin. Më shumë te PortoSEF →